Drejtori i Policisë tregon se si u neutralizua kallashnikovi i një terroristi prej 800 metrave

0
148

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar detaje mbi operacionin në Banjskë, ku një kallashnikov, i cili ishte në duar të një terroristi, u neutralizua nga një operator i Njësive Speciale të Policisë.

“Këtu është një kallashnikov që ka qenë në duart e një terroristi në Banjskë. Operatori ynë i njësive speciale ka arritur të qëllojë mbi karikator dhe ta paaftësojë armën e këtij terroristi. Sikur të donte, do ta vriste, sepse është më e lehtë të qëllosh në kokë sesa në armë”, ka deklaruar Hoxha në Dukagjin.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur qëllim për të vrarë ndonjë person, duke e vënë në dukje profesionalizmin e forcave të policisë.

“Kush është ky person është sekret, por kjo është shenjë e nivelit të profesionalizimit tonë dhe saktësisë së punës së Policisë së Kosovës, veçanërisht të njësive speciale. Jemi duke folur me mbi 800 metra distancë, dhe këtë saktësi ia kanë lakmi forcat speciale të shumicës së shteteve të botës”, ka thënë Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here