Drama nuk ka mbaruar ende, Tayna ia kthen dissin Melindes

0
225

Që nga kënga e parë ku iu fut tregut muzikor shqiptar, Melinda Ademi nuk i ka kursyer kunjat në këngët e saj drejtuar reperës, Tayna.

Para pak kohësh, Melinda publikoi këngën në bashkëpunim me Luizin ku këndonte: ‘’Sa u bone pak rahat erdha me ta bo shah-mat, je zhduk krejt je bo bajat’’.

Kjo e fundit, ditën e sotme në bashkëpunim me Noizyn e Varrosin ka lansuar këngën e re, ku ia ka kthyer dissin këngëtares Ademi.

‘’Se ki lehtë edhe nëse zhdukna jom ktu apet. Emri jem përmendet e dim qysh jon senet’’, ka qenë një rimë e reperës.

Kohë më parë, Melinda përmes Instagramit i ka kërkuar falje Taynës, mirëpo duket se inatet nuk kane mbaruar ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here