“Do të vendosim për veprimet e radhës”, çfarë tha Gabriel Escobar për raportimin në Shtëpinë e Bardhë?

0
216

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë -Serbi ka thënë në një intervistë se është ftuar për të raportuar në Shtëpinë e Bardhë rreth rezultatit të vizitës në Kosovë dhe Serbi që kishte gjatë kësaj jave. Escobar në Prishtinë ka paraqitur tri kërkesa të SHBA’së dhe BE’së për Kosovën deeskalimin e situatës në Veri, zgjedhjet e reja në katër komunat dhe kthimin në dialogun për normalizim.

Kryeministrit Kurti për këtë qëllim i është kërkuar ta tërheq pjesëtarët e njësisë speciale nga objektetet e komunave dhe që kryetarët shqiptarë të punojnë nga objekte alternative.

“Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, kishte thënë Escobar të mërkurën.

Por, kjo kërkesë deri tash s’është përmbushur. Uashingtoni dhe Brukseli Presidentit të Serbisë i kanë kërkuar që të nxis serbët të dalin në zgjedhje pa kushte, nëse ato mbahen. Të premten Emisari i BE’së Miroslav Lajçak i ka raportuar Kryediplomatit të BE’së Josep Borell, i cili ka tashmë i ka njoftuar vendet e BE’së rreth vizitës.

Duke folur rreth raportimit në Shtëpinë e Bardhë, Escobar në intervistën për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka thënë se është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të raportuar për vizitën në Kosovë dhe Serbi. Ai megjithatë nuk ka treguar nëse e ka kryer raportimin.

“Jam ftuar që Shtëpisë së Bardhë t’i raportojë për rezultatet e vizitës sonë në Beograd dhe Prishtinë. Në bazë të përparimit apo mungesës së tij do të vendosim për drejtimin e veprimit tonë” ka thënë Escobar.

Ndryshe duke komentuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA në Serbi Christopher Hill se “nuk e di a është Kurti partner i SHBA, Escobar ka thënë se Kurti është partner, por patner i vështirë”.

“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.

Diplomati amerikan gjatë qëndrimit në Prishtinë kishte paralajmëruar pasoja nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara.

Në ditën kur Lajçak raportoi në Bruksel për rezultatin, Zëdhënësi i BE’së Peter Stano konfirmoi vazhdimin e bisedimeve për gjendjen në Veri pa dhënë detaje. /Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here