“Do ia tregoj edhe Xavit”, çfarë vendimi ka marrë kapiteni i Barcelonës

0
162

Barcelona është një fitore larg fitimit të titullit kampion për herë të 27-të. Skuadra e Xavit mposhti jo pa vuajtje Osasunën 1-0 (Jordi Alba) dhe tani kryeson La Liga-n me 14 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë.

Tifozët katalanas po përgatiten për festën e madhe, ndërkohë që Sergio Busquets e ka marrë një vendim për të ardhmen. Kapiteni, pjesë e ekipit të parë të Barçës prej vitit 2008, ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Kam vendosur pak a shumë se cila do të jetë e ardhmja ime. Tani kemi disa ditë pushim. Kur të kthehem do t’ua bëj të ditur vendimin tim edhe trajnerit e drejtuesve”.

Xavi e ka shprehur publikisht dëshirën e tij që Busquets të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në “Camp Nou”. Pasi beson shumë tek eksperienca e 34-vjeçarit.

Mesfushori ka marrë oferta të ndryshme, sidomos nga MLS. Inter Miami dhe Toronto po bisedojnë prej kohësh për ta transferuar në futbollin amerikan.

Por, mundësia e rikthimit të Leo Messit te Barcelona, një mik i kahershëm i Busquets, mund të jetë faktor në rinovimin e këtij të fundit me kampionët e Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here