Për shkak të sulmit fizik nga djali i saj, një grua ka pranuar tretman mjekësor në Prizren.
Vetë gruaja e ka lajmëruar rastin në polici, teksa rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online