Mund ta keni parë që për Ditën Ndërkombëtare të Gruas të flitet në media, ose i keni dëgjuar miqtë të flasin për të.
Por, çfarë është kjo ditë? Kur është? Është festë apo protestë? Dhe çfarë ngjarjesh do të zhvillohen këtë vit për këtë festë?
Për më shumë se një shekull, njerëzit në mbarë botën e kanë shënuar 8 Marsin si një ditë të veçantë për gratë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lexoni artikullin më poshtë për të zbuluar pse.
Si ka filluar?
Clara Zetkin looks to the camera
Faşizme karşı mücadelenin öncülerinden Clara Zetkin – ANHA | HAWARNEWS | Türkçe
Clara Zetkin: Only in Conjunction With the Proletarian Woman Will Socialism Be Victorious – Ξεκίνημα
Në fotografi Clara Zetkin, gruaja që e krijoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, u ngrit nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara.
Farat u mbollën në vitin 1908, ku 15 mijë gra marshuan nëpër Nju Jork, duke kërkuar shkurtim të orëve të punë, paga më të mira dhe të drejtën e votë.Një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ishte Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe avokate për të drejtat e grave, e cila dha idenë për krijimin e një dite ndërkombëtare.
Ajo e tha idenë e saj në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë në 1910 – dhe 100 gratë atje, nga 17 vende, u dakorduan për të njëzëri.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua për herë të parë në vitin 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 111-vjetorin.
Kjo u zyrtarizua në vitin 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të festonin këtë ditë.
Tema e parë e miratuar (në 1996) ishte “Të festojmë të kaluarën, të planifikojmë për të ardhmen”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është bërë një datë ku festohen arritjet e grave në shoqëri, politikë dhe ekonomi, derisa organizohen greva dhe protesta për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.
Pse 8 Marsi?
Women with painted face during International Women’s Day event
Ideja e Clarës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nuk kishte një datë të caktuar.
Nuk u formalizua deri në grevën në kohë të luftës në vitin 1917, kur gratë ruse kërkuan “bukë dhe paqe”, derisa katër ditë pas grevës cari u detyrua të heqë dorë dhe qeveria t’ua lejojë grave të drejtën e votës.
Greva filloi më 8 mars dhe kjo u bë data kur festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Pse protestuesit vishen me ngjyrë vjollce?
Ngjyra vjollce shpesh lidhet me IWD pasi nënkupton ‘drejtësi dhe dinjitet’.
Vjollca, jeshilja dhe e bardha janë ngjyrat e IWD, sipas faqes së internetit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Vjollca nënkupton drejtësinë dhe dinjitetin. E gjelbërta simbolizon shpresën. E bardha përfaqëson pastërtinë, megjithëse një koncept i diskutueshëm. Ngjyrat e kanë origjinën nga Unioni Social dhe Politik i Grave (WSPU) në MB në 1908,” thuhet tutje.
Po, a ka një Ditë Ndërkombëtare të Burrave?
Në të vërtetë ka dhe ajo është më 19 nëntor.
Por, ajo është shënuar vetëm që nga vitet 1990 dhe nuk njihet nga OKB-ja. Njerëzit e festojnë atë në më shumë se 80 vende në mbarë botën, përfshirë Britaninë e Madhe.
Në këtë ditë festoht “vlera pozitive që burrat i sjellin botës, familjeve dhe komuniteteve të tyre”, thuhet sipas organizatorëve, dhe synon të nxjerrë në pah modelet pozitive, të rrisë ndërgjegjësimin për mirëqenien e burrave dhe të përmirësojë marrëdhëniet gjinore.
Si festohet dita e gruas dhe a do të ketë evente virtuale këtë vit?
A woman receives mimosa flowers at a vaccination hub in Rome, Italy on International Women’s Day 2021.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë kombëtare në shumë vende, përfshirë Rusinë, ku shitjet e luleve dyfishohen gjatë tre ose katër ditëve rreth 8 Marsit.
Në Kinë, shumë grave u jepet një gjysmë dite pushimi nga puna më 8 mars, siç këshillohet nga Këshilli i Shtetit.
Në Itali, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ose la ‘Festa della Donna’, festohet duke dhuruar lule mimoze. Origjina e kësaj tradite është e paqartë, por besohet se ka filluar në Romë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në SHBA, muaji mars është muaji i historisë së grave. Përmes një shpallje presidenciale të lëshuar çdo vit nderohen arritjet e grave amerikane.
Këtë vit, festimet do të vazhdojnë të duken pak më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe ngjarjet virtuale pritet të zhvillohen në mbarë botën, përfshirë këtë të organizuar nga OKB-ja./Klankosova.tv.