Vranësira e intervale me diell parashihen për ditën e enjtë, me mundësi edhe për ndonjë rigë shiu, lokalisht.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të shfaqen kushte edhe për mjegull. Temperaturat minimale 5C deri 8C, e ato maksimale 20C deri 22C, njofton Prishtina Weather.
Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e premtë, me rritje të temperaturave edhe deri në 24C.
Ditën e shtunë, me shtim të vransirave, orëve të mbrëmjes mund të ketë reshje shiu. Mot kryesisht me diell po parashihet ditën e hënë.