Dibran Hoxhës i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

0
270

Dibran Hoxhës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë lidhur me rastin e vrasjen që kishte ndodhur në një lokal të Prizrenit në janar të këtij viti, ku i vdekur kishte mbetur një i ri nga Kukësi.

Ndërsa të dyshuarit Roland Susurit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlidna Gashi.

Zëvdenësimi i masës për Susrin ka ardhur psasi që ndaj vendimit të fundit të Themelores të datës 29.06.2023 për vazhdimin e paraburgimit, kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mbrojtësi i të dyshuarit. Kjo kërkesë ishte aprovuar nga Gjykata Supreme, duke i caktuar masës e lajmërimit më stacion policor.

Të dyshuarit tjetër Enver Amerllahu më datë 19.04.2023 masa e paraburgimit i ishte zëvendësuar me masën e sigurisë  “dorëzania”. Zëvendësim të masës së paraburgimit në atë të paraqitjes në stacion policor kishte ndaj të dyshuarit Kujtim Gashi.

Tutje, të dyshuarit e tjerë, Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli, masa e fundit ndaj tyre ka qenë masa e arrestit shtëpiak, ndaj tyre prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për vazhdim të masës sigurisë ose për ndërrimin e saj. Ndërkaq për Burim Mazrekun si masë e  fundit ka qenë paraqitja në stacion policor.

Këto për KALLXO.com i ka konfirmuar zyra e gjyqtares së procedurës paraprake, Violeta Namani.

Në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” kishte ndodhur një gjuajtje me armë dhe kishte mbetur i vdekur një person.

Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’, është i dyshuari kryesor për veprat penale– vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.

Lidhur me këtë incident të dyshuar janë edhe Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi, Enver Amrallahu dhe Roland Susuri.

Gjykata e Prizrenit kishte caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit.

Në fillim të shkurtit, si kompetente për hetimin e këtij rasti u caktua Prokuroria Speciale. Si rrjedhojë rasti tashmë ka kaluar në trajtim në Gjykatën e Prishtinës.

Të dyshuarit e tjerë, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahu, po dyshohen për veprën penale – pjesëmarrje në rrahje.

Ndërsa, Roland Susuri është i dyshuari i shtatë, i cili u arrestua dhe dërgua në paraburgim lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Susuri, që punonte kamerier në lokal, po dyshohet se ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë ditën që ka ndodhur vrasja.

Ai po ashtu dyshohet se ka fshehur edhe armën dhe telefonin e të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Dibran Hoxhës.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë ndaj të dyshuarit Dibran Hoxha për vrasjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 janarit.

Në dosje të Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Policia ka realizuar një mori bastisjesh në Prizren dhe gjatë bastisjeve në lokalin e ‘Kobrës’ ka gjetur një mori sendesh ilegale.

Një regjistrues i pamjeve të kamerave (DVR) është zbuluar gjatë operacionit të bastisjeve të ndërmarrë në lidhje me rastin e vrasjes në lokalin e natës “Kobra City” në Prizren.

Mes gjësendeve të konfiskuara janë edhe një granatë dore dhe disa fishekë të njërit prej të dyshuarve

Ndërkaq, burime brenda grupit hetimor kanë thënë për KALLXO.com se në shtëpinë e Dibran Hoxhës është zbuluar një kasafortë e fshehur prapa kaminës së tij.

Në mars të këtij viti Gjykata e Prishtinës ua kishte vazhduar paraburgimin edhe për 2 muaj të tjerë të dyshuarve, pasi që rasti fillimisht ishte duke u trajtuar nga Gjykata e Prizrenit, por rasti më pas kaloi në kompetencë të Departamentit Special në Prishtinë./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here