Një grua kosovare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur.
Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit të së martës.
Viktima është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin.
Pas intervistimit nga autoritetet, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.