Policia e Kosovës ka njoftuar një rast të vdekjes së dyshimtë mbrëmë në Suharekë. “Vrasje nga pakujdesia” është cilësuar vdekja e një gruaje mbrëmë në Suharekë.
Por burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gruaja që ndërroi jetë vdiq pasi paraprakisht pësoi alivanosje.
Fillimisht viktima nga familja Krasniqi nga Samadraxha ishte pasagjerë në veturë ku edhe ishte alivanosur.
Gruaja ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në urgjencën e Suharekës ku edhe ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë së bëhet fjalë për arrest kardiak, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore./Indeksonline/