Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këtë deklaratë të tij, Bashkim Evropian ka zgjedhur të mos e komentoj.
E për këtë në rrjetin social, X, ka reaguar deputetja Alicia Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.
“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë. Për këtë nismë të presidentit serb sot hezitoi të fliste zëdhënësi i BE-së, Petar Stano. Kjo pasi u pyet se a është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.