Deputeti gjerman Hacker kërkon nga BE sanksione ndaj Milan Radojiçiqit

0
229

Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, për deklarimit të Milan Radojiçiq se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të marrë masa.

Ai thekson se BE duhet të vendosë sanksione kundër tij.

“Deklarimi i Milan Radoiçiqit jep më shumë qartësi për ata që qëndrojnë pas grupit kriminal që janë bashkë-përgjegjës për vrasjen e një polici kosovar. Milan Radojiçiq duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë akt të neveritshëm dhe të pajustifikueshëm”.

“Nëse ai ndodhet në Beograd dhe aty merr mbrojtje, është i nevojshëm ekstradimi në Republikën e Kosovës. BE-ja duhet të vijojë me konsekuenca dhe të vendosë sanksione kundër tij”, shkruan Hacker në një deklaratë të publikuar të premten në mbrëmje, raporton DW.

Ndryshe, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka marrë përgjegjësinë për organizmin e grupit terrorist në veri të Kosovës, i cili më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti.

Në, përleshjen e armatosur të njëjtën ditë forcat policore të Kosovës vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist dhe plagosën disa të tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here