Deponohen para false në një bankë në Prizren, njoftohet prokuroria

0
98

Në Prizren është raportuar pranimi i disa bankënotave dhe monedhave metalike që dyshohet se janë të falsifikuara, shkruan 04 Online.

Ato janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti është në duart e prokurorisë për hetim të mëtutjeshëm.

“Prizren / 01.03.2025-07.05.2025. Është raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore, nga persona të panjohur janë pranuar bankënota dhe monedha metalike të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here