Dëmtimi nuk e ndal, Luiza Gega kualifikohet në finale në 3000 metra me pengesa

0
214

As dëmtimi nuk e ndal Luiza Gegën, që vendosi një kohë perfekte në Botërorin e Atletikës në Hungari dhe ia doli të kualifikohet për në finalen e disiplinës 3000 metra për femra.

Atletja shqiptare ishte e dëmtuar dhe në dyshim për pjesëmarrjen, teksa prej dy javës i ishte nënshtruar fizioterapisë intensive dhe rezultatet ishin perfekte.

Gega garoi në grupin e tretë dhe vendosi kohën 9:17:71, e treta më e mirë mes të gjithë garuesve, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale e garës 3000 metra me pengesa.

Në këtë disiplinë, Luiza Gega u shpall kampione Europe vitin e kaluar në Gjermani, teksa synimi është që të jetë në formën më të mirë për të vendosur një tjetër rekord kohe në Botërorin e Atletikës, pse jo për të sjellë edhe një tjetër medalje për Shqipërinë.

Finalja e disiplinës 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Hungari, do të zhvillohet mbrëmjen e 27 gushtit në Budapest, aty ku Luiza Gega shpreson të ketë arritur formën më të mirë fizike për një tjetër rezultat spektakolar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here