Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohen për demolimin e disa vilave dhe shtëpisë së një ankuesi kosovar, me dëme që raportohen të jenë të konsiderueshme, shkruan 04 Online.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, 105 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikatorë dhe një automjet.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
“Prizren / 06.01.2025 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë . Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online