Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres sot në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë, të cilët do të qëndrojnë sot për vizitë në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas komunikatës nga Presidenca, takimi që pritet të fillojë në ora 12:00 do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.
“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media.