Debuton anija më e madhe lundrimit në botë

0
852

Kanë kaluar 3 vjet prej përgatitjeve të para, dhe anija më e madhe e lundrimit në botë është e gatshme të presë pasagjerët, transmeton Reporteri.net.

Siç raporton CNN, ajo ka një lartësi prej mbi 362 metrash, dhe do të fillojë lundrimin më 4 mars nga Florida në Karaibe.

Kjo anije ka 18 kate dhe është ndërtuar në kantierin detar Chantiers de l’Atlantique në Saint-Nazaire, Francë.

Anija më e madhe në botë ka kapacitet për 6.988 pasagjerë dhe 2.300 anëtarë të ekuipazhit.

“Jemi shumë të lumtur t’i mirëpresim mysafirët anembanë botës me “Wonder of the Seas” dhe për veçoritë që ka, është e klasit botëror”, tha për CNN Mark Tamis, nënkryetar i lartë i operacioneve hoteliere në Royal Caribbean International.

Anija do të fillojë lundrimet nga pesë deri në shtatë netë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here