DASh: Kosova dhe rajoni i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

0
204

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka publikuar raportin e fundit mbi transparencën fiskale në botë.

Raporti, i cili i është dërguar Kongresit, thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina) janë radhitur në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale, raporton Klankosova.tv.

Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) e vlerësuara, qeveritë e 72 prej tyre plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale.

“Gjashtëdhjetë e nëntë nuk plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga këto 69, megjithatë, 25 bënë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale”, u tha në raportin e DASh-it.

KËRKESAT MINIMAL TË TRANSPARENCËS FISKALE 

Përmbushja e “Kërkesave minimale të transparencës fiskale” nënkupton: 

Dokumentacioni i buxhetit kombëtar (përfshihen të ardhurat dhe shpenzimet nga ministria) dhe 

Kontratat dhe licencat qeveritare për nxjerrjen e burimeve natyrore (përfshihen praktikat e ofertave dhe dhënies së koncesionit)

DASh thotë se transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg.

Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile. /Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here