Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

0
155

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar mbajtën e “referendumit” të 21 prillit në veri, ku do të votohet për largimin ose jo të kryetarëve aktual të katër komunave verore.

Ajo ka treguar se çka mund të ndodh nëse qytetarët serb dështojnë t`i shkarkojnë kryetarët shqiptar.

Sipas saj, nëse votimi dështon, kryetarë aktual do të mund ta çojnë mandatin e tyre deri në fund.

“Nëse referendumi do të dështoj atëherë qytetarët apo ai 20% i qytetarëve i cili është vu në lëvizje fillimisht nuk do ta ketë këtë mundësi nëse nuk gaboj për 1 vit të ardhshëm, sipas ligjit ata nuk do të kenë këtë mundësi që edhe njëherë ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë ti shkarkojnë kryetarët të cilët tashmë janë në pozita, që i bie që praktikisht vjen koha për zgjedhjet e rregullta lokale”, ka thënë Daka për gazën “Blic”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here