Daçiq: Perëndimi dëshiron ta shtyjë Kosovën në organizatat ndërkombëtare

0
120

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.

Gjithashtu, ai në TV Pink ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte.

Sipas tij, “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.

Dy ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiq theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.

“Na u kërkua nga Greqia të themi se ne mbështesim integritetin territorial, këtë e kemi bërë gjithmonë dhe ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, turp për ta, njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi për popullin tonë”, shtoi ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here