Çmimi i naftës vetëm justifikim që po e shfrytëzojnë tregtarët

0
360

Çmimi i luhatshëm i naftës është vetëm justifikim që tregtarët në Kosovë po e shfrytëzojnë për të ngritur çmimet e çdo produkti, ka thënë Fatbardha Restelica nga Instituti për Politika Zhvillimore.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ajo e ka quajtur të paarsyeshëm ngritjen e çmimeve në Kosovë.

“Mund të themi që gjendja me çmimet e tregut ka kaluar agjendën normale dhe lëvizjet normale që do të mund të përballoheshin nga konsumatorët. Çmimet janë rritur të gjitha shumë, pa dallim. Edhe për sektorët që s’është menduar se mund të prekeshin. Nëse deri më herët është arsyetuar me ngritjen e çmimit të naftës, kjo ngritje e çmimit ka tejkaluar çdo arsyetim”, ka thënë ajo duke shtuar se fryrja e çmimeve ka ndodhur edhe në hoteleri që s’lidhet direkt me naftën.

“Vetëm justifikim i tregtarëve që po shfrytëzojnë situatën me çmimet e luhatshme të naftës sepse po shohim se në bursë po lëvizë. Të gjithë sektorët e kanë shfrytëzuar dhe kanë fituar shuma marramendëse që besoj se do të bëhen publike në statistikat e muajit të ardhshëm”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, ankesat më të mëdha për ngritje çmimesh në Kosovë janë për vajin, miellin e vezët. Ajo ka thënë se nuk është realitet që në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.

Ka bërë thirrje për ndërhyrje të shtetit me caktim të çmimeve tavan për disa produkte të caktuara. Sipas saj, duhet të shpallet kohë krize dhe të mos u lejohet bizneseve të ngrenë çmimet pa arsyetim.

Ajo ka shtuar se qytetarët s’janë të vetëdijesuar se ku duhet të ankohen për çmimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here