Vitet e fundit çizmet pëlqehen masivisht. Modelet e tyre më të qëndrueshme dhe të papërshkueshme nga uji janë shumë më të dobishme në dimër, por kjo lloj çizmeje e ka vendin e saj edhe në garderobën e vjeshtës.
Duke i hedhur një sy tendencave të këtij sezoni, ne mblodhëm ato stile që janë fiks për 2023-in.
Trendi më i përhapur i çizmeve në pasarelat e këtij viti janë çizmet e gjata, të cilat i kemi parë në koleksionet e Stella McCartney, Vivienne Westwood, Philipp Plein dhe Etro.
Teksa stilistet preferojnë t’i kombinojnë me mini fustane dhe pantallona të shkurtra, ato duken pa dyshim shumë elegante edhe me pantallona të gjata apo xhinse.
‘Louis Vuitton’, ‘Fendi’ dhe ‘Jil Sander’ janë vetëm disa nga shtëpitë që sjellin në plan të parë tabanat këto lloj çizmesh.
Veshjet tërësisht të bardha do të jenë një trend kyç në vitin 2023, ndaj pse të mos e plotësoni pamjen tuaj me një palë çizme të bardha elegante?
Çizmet kauboj nuk dalin kurrë nga moda, pavarësisht vitit apo sezonit.
Modelet e lëkurës së gjarprit
Fjalët “printed” dhe “çizme” nuk bashkohen shpesh, por ky sezon i sjell në formën më elegante të mundshme.
Dashuria e modës me këpucët me majë katrore do të bëhet më e fortë ndërsa shkojmë drejt vjeshtës 2023.
Këpucët metalike shpesh rikthehen për sezonin festiv, por për vitin 2023, dizajnerët po sugjerojnë çizmet me shkëlqim për t’u shoqëruar me çdo veshje.