Chelsea shpenzon 27 milionë euro për Lesley Ugochukwu

0
213

Chelsea ka kompletuar blerjen e mesfushorit adoleshent, Lesley Ugochukwu për 27 milionë euro.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, me opsion zgjatjen edhe një vit tjetër.

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Rennes, në Ligue 1, ku është aktivizuar rregullisht.

Drejtorët e Chelsea-t, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley, u shprehën të kënaqur për këtë blerje:

“Jemi të kënaqur që Lesley po i bashkohet Chelsea-t. Ai është një lojtar i ri mbresëlënës, i cili tashmë ka lënë gjurmë në Ligue 1. Ne jemi të kënaqur që ai na është bashkuar në SHBA dhe se do të jetë në gjendje të integrohet shpejt me skuadrën.”

Ugochukwu ka fituar reputacion si një mesfushor i fuqishëm, fitues dhe kontrollues topash.

Ai iu bashkua sistemit të të rinjve të Rennes në moshën tetëvjeçare dhe bëri debutimin me ekipin e parë sapo mbushi 17 vjeç.

Ugochukwu është pjesë e Francës U-19 dhe gjatë dy sezoneve të fundit numëron plot 67 ndeshje me Rennes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here