Çfarë ndodh me trupin tonë nëse hamë hudhër çdo ditë?

0
440

Ne themi se hudhra është antibiotiku më i fuqishëm natyror, por çfarë do të thotë kjo?

Hudhra përmban alicinë, e cila çlirohet kur konsumohet. Alicina vret lloje të ndryshme bakteresh, ka efekt antiseptik, pengon riprodhimin e mikroorganizmave, por edhe shkatërrohet në temperatura të larta, çka do të thotë se është më e shëndetshme të konsumohet hudhra e freskët dhe e patrajtuar termikisht.

Ja çfarë i ndodh trupit tonë nëse hamë hudhër çdo ditë:

1. Mbron sistemin kardiovaskular. Një thelb hudhër në ditë ndihmon në forcimin e enëve të gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe ul përqendrimin e kolesterolit në trup.

2. Sipas kërkimeve shkencore, hudhra ul nivelin e sheqerit në gjak me rreth 25 për qind.

3. Forcon imunitetin, neutralizon radikalet e lira dhe toksinat që dëmtojnë organizmin.

4. Stimulon prodhimin e lëngut gastrik, rregullon funksionimin e pankreasit dhe përmirëson oreksin.

5. Lufton me sukses parazitët në trupin e njeriut.

6. Mund të ngadalësojë procesin e depozitimit të kripërave, rikthen kërcin dhe indet e kyçeve dhe shërben si parandalim i osteoporozës.

7. Është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë, flavonoide, vitamina të grupit B dhe acide që janë në gjendje të rigjenerojnë lëkurën, t’i japin asaj elasticitet dhe të luftojnë shfaqjen e akneve dhe rrudhave.

8. Nutricionistët besojnë se futja e hudhrës në dietë shkakton humbjen e peshës së tepërt., raporton Abcnews.al

Leave a Reply