Çdo ditë e më shumë po flitet për retinoidet, por a e dini çfarë janë dhe ku përdoren ato?

0
350

Retinoidet janë një klasë përbërësish që derivojnë nga vitamina A, e praktikisht janë forma biologjikisht aktive të vitaminës A. Ata depërtojnë në lëkurë dhe veprojnë duke u shpërbërë në acid retinoik. Është pikërisht acidi retinoik, ai, i cili kur aktivizohet, bën të mundur disa ndryshime në qelizat e dermës.

Po cilat janë veprimet kryesore të retinoideve?

Promovojnë proliferimin e qelizave të lëkurës.

Janë eksfoliues perfekt të qelizave të vdekura të lëkurës.

Nxisin prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Reduktojnë shfaqjen e rrudhave.

Parandalojnë formimin e rrudhave të reja.

Parandalojnë thellimin e rrudhave ekzistuese.

Njëtrajtësojnë tonin e lëkurës.

Reduktojnë aknet.

Përmirësojnë teksturën e lëkurës.

Më poshtë ju tregoj edhe cilët mund të merrni pa recetë në farmaci (pra, versionet OTC) dhe sigurisht edhe versionet që duhet të merren patjetër me recëte nga mjeku.

Retinoidet pa recetë (OTC): retinyl esters, retinol, retinaldehyde (retinal), acid retinoik.

Retinoidet me recetë: adapalene, tretinoine, tazarotene, isotretinoine.
Me të drejtë të gjithë pyesni, bashkë me këto super efekte që lexuat më sipër, a kanë efekte anësore retinoidet? Sigurisht që po, ndaj duhet treguar një kujdes i vecantë kur niset sidomos për herë të parë përdorimi i tyre, por gjithashtu edhe kur vazhdohet trajtimi për kohë të gjatë.

Në fillimet e trajtimit, retinoidet mund të shkaktojnë irritim, peeling, akne, skuqje, hipersensitivitet solar, etj. Këto efekte anësore mund të minimizohen vetëm me përdorimin e saktë të tij, duke u mbështetur në protokollet e ndjekura nga mjeku dermatolog ose profesionistë të fushës së mjekësisë, të cilët do ju këshillojnë që të merrni të mirat e tij dhe jo efektet anësore. Ky stad, i cili quhet ‘purge stage’, mund të zgjasë deri në 12 javë.

Më pas vjen stadi në të cilin do të shihen edhe benefitet e tij. Kujdesi që duhet treguar bazohet në gjendjen e lëkurës, tipin e saj, veprimin për të cilin duam ta përdorim një retinoid të caktuar, moshën, apo edhe disa periudha të vecanta të jetës, në të cilat retinoidet nuk lejohen. E pikërisht retinoidet nuk janë të lejuara të përdoren gjatë shtatëzënisë dhe laktacionit.

Gjithashtu nuk lejohet të përdoren në lëkurat e ndjeshme ose alergjike. Disa këshilla që duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të retinoideve:

Të niset në dozë të vogël.

Të përdoret niacinamide poshtë tij, në mënyrë që të minimizohet dëmtimi i barrierës së lëkurës.

Pas tij të përdoret hidratues gjithmonë.

Kujdes të vecantë duhet treguar në mbrojtjen ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Të aplikohet cdo mëngjes SPF50+ dhe të riaplikohet cdo 2 orë. Aplikohet në masën e një kokrre bizeleje (në rast se është në trajtë kremi). Të mbrohen buzët me balm të posacëm gjatë trajtimit, në mënyrë që të shmanget dehidratimi i theksuar i tyre.

Të përdoret larës i butë, me përparësi mbrojtëse të barrierës së lëkurës dhe hidratuese.

KUJDES: Retinoidet i gjejmë në firma të ndryshme serumesh apo kremrash. Përqëndrimet zakonisht shënohen në ambalazh, më saktë duhet të shënohen në ambalazh, pasi kështu jemi më të sigurt në efektin e tyre. Në rastet në të cilat nuk shënohet përqëndrimi i tyre në ambalazh, ai është gjithmonë më i ulët sesa 0.25%.

Leave a Reply