Kënga e re e artistit kosovar Butrint Imeri, në bashkëpunim me “Dystinct”, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur e para në Belgjikë dhe Zvicër, shkruan 04 Online.
Gjithashtu, kënga mban vendin e tretë në Austri dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa dëgjueshmëria po rritet edhe në Gjermani, Suedi, Itali, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vetë Butrint Imeri ka ndarë tabelën e renditjeve, duke treguar suksesin ndërkombëtar që kënga po gëzon./04 Online