Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një lokal ka kanosur viktimën mashkull kosovar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:10 në fshatin Budakovë të Suharekës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE / Fshati Budakovë, Suharekë 03.07.2022 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një lokal ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./SO