Britaniku i fitoi 6.5 milionë euro në lotari, por fqinjët e tij kanë një shqetësim

0
413

Adrian Bayford ka fituar lotarinë “Euromillion”, që kapi vlerën e 6.5 milionë eurove. Por, ky lajm s’po duket i mirë për fqinjët e tij, pasi Bayford tha se ka organizuar një festë të madhe në oborrin e shtëpisë së tij, shkroi DailyStar.

Anglezi nga Lintoni i Britanisë së Madhe tha se i ka ftuar 2.000 mysafirë në këtë aheng, e fqinjët u ankuan se nuk do të jenë të qetë për shkak të zhurmës.

Ata u ankuan te autoritetet lokale, duke iu kërkuar që të mos i lejojnë mysafirët të dehen dhe të shkaktojnë zhurmë jashtë orarit të lejuar.

Por, kjo s’është hera e vetme kur Bayford ka shkaktuar probleme. Edhe vite më parë kishte organizuar festime./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here