Britania mirëpret pranimin e planit të BE-së: Hapat e radhës për implementimin e tij janë vendimtare

0
177

Ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Leon Docherty ka reaguar pas zhvillimeve të 27 shkurtit në Bruksel pas takimit të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Docherty ka thënë se Britania e Madhe mirëpret progresin në bisedimet e ndërmjetësuar nga BE-ja për marrëveshjen që shtron rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Mirëpres përparimin në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.Hapat e ardhshëm për të rënë dakord për një plan zbatimi do të jenë vendimtare – dhe udhëheqja dhe fleksibiliteti janë çelësi i një rezultati pozitiv. 🇬🇧 mbështet plotësisht këtë proces”, shkroi ai.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën në Bruksel për ta çuar para procesin e dialogut përmes pranimit të propozimit të Bashkimit Evropian, ndonëse i njëjti nuk u nënshkrua nga të dy liderët.

Takimi i radhës i Nivelit të Lartë është paraparë të zhvillohet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërmjetësues do të jetë Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here