Botafogo “ëndërron” Ronaldon për Botërorin e Klubeve – Trajneri Paiva: “Nuk mund t’i thuash jo një ylli të tillë”

0
69

Cristiano Ronaldo mund të jetë në radarët e Botafogos për Botërorin e Klubeve që zhvillohet këtë verë në SHBA (14 qershor – 13 korrik), shkruan 04 Online.

Trajneri i ekipit brazilian, Renato Paiva, i pyetur për zërat që lidhnin Ronaldon me klubin, nuk e mohoi entuziazmin: “Nëse vjen, nuk mund t’i themi jo. Edhe në këtë moshë, ai është ende një makineri goli.”

Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, raportimet e “Marca”-s thonë se Botafogo është serioz në interesimin për legjendën portugeze.

E ardhmja e Ronaldos me Al Nassr mbetet e paqartë pas një tjetër sezoni pa trofe dhe mungesës në Ligën e Kampionëve aziatike. Edhe pse është ambientuar mirë në Arabinë Saudite, nuk përjashtohet një transferim brenda ose jashtë Saudi Pro League këtë verë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here