Bora Zemani është moderatorja shqiptare më e përfolur e muajve të fundit, e derisa ajo është njëra ndër personazhet më të përfolura, secila lëvizja e saj merr vëmendje.
Së fundi ajo ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit, por sigurisht që një komentuese i kishte bërë përshtypje pamja e Borës me grim dhe i shkruar një koment.
“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive”, thuhet në komentin e ndjekëses së moderatores, Bora në anën tjetër nuk ka hezituar aspak e përgjigjja e saj ka qenë tejet goditëse.
”Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up-in por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit, mos u mërzit për sakrificat e mia më duhet të jem e grimuar në punë!”, ka shkruar Bora në kundërpërgjigjen e saj.
Shiko Foton dhe Videon:
Lojtës Videosh
00:00
00:15