Bislimi thumbon opozitën: Për një karrige nuk e kanë dert deri ku zhvendosen kufijtë e shtetit

0
200

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar qëndrimet e opozitës ku është shprehur se akuzat e tyre për procesin e dialogut me Serbinë nuk dallojnë nga ato të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.

Sipas tij, opozita është rreshtuar kudër interesave të Republikës së Kosovës në këtë proces.

“Ne kemi interesimin maksimal me i ruajt dhe me i avancu aleancat me miqtë tanë. E kemi interesimin minimal me shty agjenda të cilat e dëmtojnë interesin nacional strategjik të Kosovës vetëm për të fituar poena politikë, që fatkeqësisht po e bën opozita. Opozita iu bashkëngjit trenit të akuzave të Vuçiqit, dhe rrjedhimisht nuk ka dallim nga akuzat e Vuçiqit dhe opozitës. Është e tmerrshme, por kjo na dëmton pozicionin negociues”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita ka mentalitet të robit dhe të njëjtit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka “e që për një karrige këtu nuk e ka dert deri ku zhvendosen kufijtë e shtetit”.

“Kur thonë që duhet t’i dëgjojmë ndërkombëtarët deri në fund se ndryshe s’jemi shtet sovran, tregon një mentalitet të robit që për një karrige këtu nuk e ka dert deri ku zhvendosen kufijtë e shtetit. Ky ekuilibrim na ka pru në këtë situatë. Kjo na shkatërron shumë në raport me ndërkombëtarët, pasi ata na thonë se ‘ja, janë disa që rrinë gati me ardhë në pozitat e juaja sepse janë në gjendje me bë gjithçka’. Në momentet më kyçe, opozita është rreshtuar në anën e kundër të interesit të Kosovës”, është shprehur Bislimi në Interaktiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here