Vaksina kundër tumorit nuk është më një ëndërr. Sipas studiuesve të BioNTech, studimet janë tashmë në fazën e avancuar të zhvillimit klinik dhe një vaksinë mund të arrijë që në vitin 2030, shkruan il messaggero.it.
“Ne jemi duke punuar në vaksinat kandidate për kancerin mRNA. Provat klinike tashmë janë në zhvillim klinik të avancuar,” tha Özlem Türeci, në margjinat e “Cicon23, Konferenca Ndërkombëtare e Imunoterapisë së Kancerit”.
“Ne presim që këto prova të japin rezultate tek kandidatët tanë të personalizuar të vaksinës së kancerit mRNA para vitit 2030. Për disa pacientë me kancer, ky lloj ilaçi mund të jetë i disponueshëm deri në fund të dekadës”, theksoi ai.