Bien për 13% dëmet e aksidenteve pa sigurim

0
223
Foto: Arkiva - Ilustrim

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar dhe shkurt shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 82 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë shitur 68,065 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 37,377 polica për sigurimin e sëmundjeve, e ku shihet një rritje prej 82 %.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë shitur 63,152 polica TPL e brendshme, e nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjte të vitit paraprak shihet se shitja e policave gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 është më e lartë për 4,8 % në raport me muajin janar dhe shkurt 2022, ku sipas të dhënave zyrtare në atë muaj janë shitur 60 mijë e 259 polica TPL e brendshme.

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kompanitë e sigurimeve në vend kanë arritur të shesin 14,529 polica TPL Plus, nga 12,092 sa i kishin shitur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Nëse bëjmë një përllogaritje shihet se shitja e policave TPL Plus gjatë muajit janar dhe shkurt është rritur për 20,11 % më shumë në raport më muajin janar dhe shkurt të vitit që lamë pas.

Vetëm gjatë muajit janar 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKSja po kryhen në afate kohore rekorde.

Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pak se 13,496,882 euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica.

Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se muajt janar dhe shkurt të këtij viti kanë qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. RRITJE SHUMË E LARTË E PAGESËS SË DËMEVE

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29,621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pak se 53 %. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajve Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3,208 dëme, duke arritur në 29,621, nga të cilat 29,561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti. 260 MILIONË PËR 5 VITE DËME TË PAGUARA Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here