Besnik Krasniqi zyrtarizohet kandidat për kryetar të Prizrenit nga AAK-ja

0
95

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Besnik Krasniqi është nominuar zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, raporton 04 Online.

Ai falënderoi Kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e partisë për besimin, duke theksuar se kjo nuk është garë me premtime, por rrugëtim me veprime.

Njoftimi i plotë i Besnik Krasniqit

Të dashur qytetarë, të nderuar bashkëvendës, miq e aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, pata nderin e madh të nominohem kandidat për Kryetar Komune të Prizrenit.

Ky besim s’është veç titull – është përgjegjësi që e mbaj në shpirt, me bindjen se kjo punë bëhet për njerëzit, për qytetin tonë, për fëmijët tanë.

Falënderoj nga zemra Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryetarin Ramush Haradinaj për këtë përkrahje të çmuar. Falënderoj çdo aktivist, çdo mik e çdo bashkëpunëtor që ka besuar dhe beson në mua në këtë rrugëtim.

Zotohem se do të jem mendja e zeri juaj, do të jem dora juaj, do të jem për ju – pa u lodhë, pa u ndalë, me zemër e me punë të ndershme.

Kjo nuk është garë me premtime, por një rrugëtim me veprime.

E di çka doni, e di çka ju mungon.

E bashkë, nuk na ndalë askush.

Ju faleminderit nga zemra për përkrahjen e madhe.

Rrugëtimi ynë veç ka fillu.

Me respekt dhe përkushtim,

Besnik Krasniqi

https://www.facebook.com/photo?fbid=1320156229441854&set=a.115064279951061

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here