Ish-deputeti Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për emërimin e ish-ushtarit të Serbisë në pozitën e zëvendësministrit.
Ai ka shkruar se zyrtarët qeveritarë ushtarët e UÇK-së po i akuzojnë për mercenarë, ndërsa ushtarët e Millosheviqit po i avancojnë nëpër pozita qeveritare.
“Albin me ne a me arushat je!? Ushtarët e UÇK-së i akuzojn për mercenar, ndërsa ushtarët e Millosheviqit (JNA) i avancojn nëpër pozita qeveritare!!! Regjimi i Albinit dhe njerëzit rreth tij kërkojn dëshmitar të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, dëshmojn me fytyra të fshehura në Hagë, si dhe bëjn fushatë të poshtër , fyese e linçuese nëpër rriete sociale, me propagand serbo-ruse kundër eksponentëve të UÇK-së. Derisa bëhet “gjuetia e shtrigave” kundër vlerave sublime të këtij vendi, në anën tjetër regjimi aktual në Kosovë, pasi rehabilitoj kriminelin serbë Oliver Ivanaviq i cili kishte bër krime në Mitrovicë, ditëve të fundit nëpër pozita shtetrore ka filluar të emroj pjestar të ushtrisë së Millosheviqit”, ka shkruar Berisha.