Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se Kosova një ditë do të jetë e detyruar për një operacion të madh policor për të futur nën kontroll veriun.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky operacion nuk do të mund të bëhet nga pushtetarët aktual.
Sipas tij, operacioni do të jetë i tipit “Stuhia”, të cilin e kishin realizuar kroatët.
“Herët a vonë, nëse Serbia nuk ndryshon, Kosova një ditë ka me qenë e detyruar që në veri të vendit, me dizajnu një operacion të llojit “Stuhia” (Oluja)! Të kuptohemi, kjo punë nuk bëhet me këta carrokët dhe kopukët në pushtet, po flasë për një të ardhme. Nuk durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë ka me i ardhën fundi durimit”, ka shkruar Berisha.