Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, komandant Drinin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Berisha ka thënë se vrasja e Komandant Drinit ishte paralajmërim se Kosova po futet në rrugë pa krye, ku krimi i organizuar do ta shkatërrojë vlerën e UÇK-së dhe do ta destabilizojë vendin.
Poashtu, Berisha ka thënë se humbja e tij nuk ka qenë humbje vetëm për familjen e tij por për Prizrenin e gjithë Kosovën.
“Kujtim për bashkëluftetarin dhe mikun Ekrem Rexha-Drini në 23 vjetorin e vrasjese së tij (08.05.2000)
Me 08.05.2000 ende pa u bërë një vitë që ishte kryer lufta, para shtëpis tij në mënyr qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.
Vrasja e Kom.Drinit ishte një paralajmrim se Kosova po futet në një rrugë pa krye, ku krimi i organizuar në bashkpunim me barkëqitjen sllave që po kundërmon ende në Kosovë, do ta shkatrroi seriozisht vlerën e këti vendi që quhet UÇK-së dhe vendin do ta dërgoi drejtë destabilizimit afatgjatë, që për fatin e keq vazhdon edhe sot.
Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe prespektivën evropiane të të gjith qytetarve!
Në Vërri të Prizrenit erdhë në korrik të vitit 1998 me sygjerim të SH.P. UÇK-së ushtroj detyra shumë të rendësishëme në organizim dhe moboilizim të njësive të UÇK-së.
Ekrem Rexha-Drini muar pjes në shum beteja për liri, ishte i plagosur në luftë por i pa nënshtrum, ishte kom i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, antarë i SH.P- UÇK-së…
Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb, deri më 12 qershor 1999 në çlirimin e Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçant dhe ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllavë në tokat tona.
Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin!”, thuhet në kujtimin e Berishës./04 Online