Berisha: Ja si është zhvilluar tregu i sigurimeve në katër vitet e fundit

0
176

Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se gjatë periudhës janar-qershor 2023 shitja e policave të sigurimit përfshirë ato obligative, vullnetare e kufitare është rritur për 22 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Nëse e bëjmë krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 atëherë shihet se shitja e policave është rritur për 41.45 %, deri sa në raport me periudhën janar-qershor 2022 atëherë shihet se shitja e policave është rritur rreth 81 %. Bazuar në statistika zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se tregu i sigurimeve gjatë katër viteve të fundit është zhvilluar dukshëm në raport me vitet paraprake.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, pra 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 628.336 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 257.662 janë polica TPL, 142.125 janë polica kufitare si dhe 228.549 janë polica vullnetare

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, pra 2022 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 515.328 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 237.921 janë polica TPL, 124.116 janë polica kufitare si dhe 153.291 janë polica vullnetare

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, pra 2021 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 444.186 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 214.177 janë polica TPL, 137.557 janë polica kufitare si dhe 92.451 janë polica vullnetare.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, pra 2020 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 347.403 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 172.486 janë polica TPL, 65.567 janë polica kufitare si dhe 109.350 janë polica vullnetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here