Beni Kizolli: Jo qendrës tregtare në Bazhdarhane, Po sheshit dhe 500 vendeve të parkimit!

0
632

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren, Beni Kizolli, ka kundërshtuar ashpër projektin e Komunës, i cili sipas tij është në fazën e hartimit, për ndërtimin e lokaleve dhe një qendre tregtare në Bazhdarhane, duke e cilësuar atë si të paligjshëm dhe të dëmshëm për qytetin. Ai propozon që në këtë hapësirë të ndërtohet një parking me tri kate dhe një shesh prej 5000 m², duke krijuar 500 vende parkimi.

Sipas Kizollit, projekti aktual devijon nga plani fillestar dhe shkel Hartën Zonale, pasi në vend të një hapësire publike, po planifikohet ndërtimi i lokaleve dhe një qendre tregtare. Në parim, Kizolli 6000 m2 lokale i ka quajtur qendër tregtare.

Ai u ka bërë thirrje kuvendarëve dhe bizneseve lokale të kundërshtojnë këtë plan, duke paralajmëruar veprime të mëtejshme për ta ndaluar.

Reagimi i plotë i Kizollit:

KUNDËR QENDRËS TREGTARE NË BAZHDARHANE! PO, PËR SHESHIN 5000 M2 DHE PËR 500 VEND PARKINGJE!

Për vite me radhë, Sheshi Shatërvan, Sheshi Lidhjes, Rruga Adem Jashari, Sheshi Komandat Drinit dhe lokalet përreth, janë përballuar me shumë sfida dhe neglizhencë institucionale. Edhe pse këto lokale për Komunën sot janë më vend-pune, ato kanë qenë burimi i vetëm i afarizmit dhe zejtarëve gjatë dekadave më të vështira për qytetin. Problemi kryesor që ka penguar zhvillimin e këtyre shesheve e lokalve, që nga paslufta, ka qenë organizimi i parkingjeve. Ideja për një parking nëntokësor nga ana ime daton që nga viti 2013, ku në atë kohë kjo hapësirë ishte një gërmadhë. Kjo formë, që aktualisht po i shërben qytetarëve, është funksionalizuar në qeverisjen e kaluar, ku në të njëjtën kohë u bë edhe kërkesa për rrënimin e objektit pranë, në pronën e AKP-së. Sot, me vendimin e qeverisë, ky objekt është rrënuar nga ana e Komunës. Çështje që më ka shqetësuar tej mase dhe që është arsyeja që ju kam ftuar është devijimi i përmbajtës së projektit. Këtu kërkoj vëmendjen tuaj:

  1. Kjo hapësirë mund të siguroj një parking me tri kate: dy kate nëntokësor dhe një kat mbi nivelin e tokës, për shkak konfiguracionit të terrenit, një pjesë e saj është më nivelin e sup-terrenit, mundëson qasje të lehtë për këmbësoret. Hapësira mbi parkingun mund të shndërrohet në një shesh prej 5000 m2. Me këtë organizim mund të krijojmë rreth 500 vend-parkingje. Nga hapësira ku u rrënua objekti, duhet të planifikohet hyrja dhe dalja për parking, në mënyrë që të lehtësohet menaxhimi i qarkullimit përreth.
  1. Ndërsa, te përshkrimi teknik i tenderit të shpallur nga komuna që tani vetëm pse është mbyllur 14 shkurt, tregon se ka një devijim të theksuar nga qëllimi dhe organizimi i projektit. Ata kanë kërkuar një bazë prej rreth 3400 m2, ku do të ndërtohen dy kate parkingje dhe dy kate lokale me bazë 3000m2. Kjo do të mundësoj në ndërtimin e një qendre tregtare, duke eliminuar sheshin dhe duke ofruar parkingje vetëm nevojat e qendrës tregtare. Përvecse është e dëmshme, por edhe është jashtë ligjore. Sepse me Hartën Zonale këtë zonë kemi zonuar si Shërbimeve, ku kemi lejuar vetëm 9 loje të destinimeve sociale. Pra, nuk lejohetndërtimi i lokalve.

Ky devijim rezulton në:

  1. Në vend të 500 parkingjeve, do të kemi vetëm 220 parkingje.
  2. Në vend të sheshit, do të kemi një qendër tregtare.
  3. Në vend të zgjidhjes për Sheshin Shatërvanit, Sheshin Lidhjes së Prizrenit, Rrugën Adem Jashari, Sheshin Komandat Drinit dhe lokalet përreth, do të krijohet një konkurrencë me favorizim, pra një qendër tregtare me parkingje.
  4. Shkelje ligjore dhe abuzim me buxhetin publik duke zhvilluar procedurat e tenderit me qëllim të ndërtimit lokaleve e që është kundër Hartës Zonale. Pra, projekti ideor që tani me është duke u hartuar është jashtëligjorë, shkakton dëmtim buxhetit.

Nga këtu i drejtohem të gjithë kuvendarëve pa dallim partie apo edhe pozitë e opozitë sepse këtu kemi një shkelje ligjore dhe po rrezikohet perspektiva shesheve dhe lokaleve përreth. Por kjo nuk do të ndalet këtu. Personalisht do të komunikoj drejtpërdrejt me pronarët e lokaleve dhe bizneset për të informuar nga afër për situatën. Nëse ka interes, do të vizitoj edhe shoqatat relevante. Është koha që së bashku të themi jo eliminimit të zgjidhjes së problemit, që më dekada i shoqëron këto sheshe dhe lokale. Këtu na duhet një parking me kapacitet më të lartë, një shesh, një qasje funksionale, dhe jo një qendër tregtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here