BE për turizmin e Kosovës: Ta zbulojmë kandidatin e mundshëm për anëtarësim

0
310

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë thirrje për më shumë vizitorë në Kosovë, duke e përshkruar vendin si kandidat potencial për anëtarësim në BE.

Siç thuhet në postim, BE-ja është partneri më i rëndësishëm politik e ekonomik i Kosovës, si dhe investitori e donatori kryesor, teksa u tha se nevojitet përparim domethënës për të forcuar sundimin e ligjit, transmeton Klankosova.tv.

“Mbeten shumë sfida dhe nevojitet përparim domethënës për të forcuar sundimin e ligjit, për të trajtuar korrupsionin dhe për të punuar drejt një mjedisi më të pastër. Mbështetja e BE-së për Kosovën kërkon të ndërtojë progresin e deritanishëm dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.

Në thirrjen “Le ta zbulojmë Kosovën”, janë shfaqur edhe disa karakteristika interesante, ku thuhet se 24 për qind e popullsisë përbëhet nga të rinjtë me më pak se 15 vjeç, ndërsa 29.1 për qind i përkasin moshës 30-34.

“Programet e financimit dhe bashkëpunimi shtrihen në shumë fusha si efiçenca e energjisë, zhvillimi i infrastrukturës, trajnimi për të rinjtë, trashëgimia kulturore e shumë të tjeta”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin e BE-së, transmeton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here