Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

0
97

Bashkimi ka mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi të dielën mbrëma, në një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Sezai Surroi”, prizrenasit fituan ndaj Trepçës me rezultat 85:77, në ndeshjen e pestë të serisë finale të play-offit.

Me këtë fitore, Bashkimi ngushton epërsinë e serisë në 3:2 dhe rikthehet fuqishëm në garë për titull.

Ndeshja ishte e balancuar në pjesën e parë, me shumë emocion dhe ritëm të lartë. Çereku i parë i takoi Trepçës që dominoi dhe e mbylli atë 23:13. Megjithatë, Bashkimi reagoi fuqishëm në periodën e dytë, të cilën e fitoi 29:19.

Kështu, pas 20 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë, 42:42.

Në pjesën e dytë, Bashkimi tregoi vendosmëri dhe freski më të madhe, duke kontrolluar më mirë lojën dhe arritur fitoren që i jep mundësinë të luftojë më tej për titullin kampion.

Edhe pse Trepça e mbylli çerekun e tretë me epërsi prej një pike, në të fund preizanasit u kthyen dhe fituan ndeshjen me rezultat 85:77.  

Ndeshja e radhës do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Trepçës i duhet edhe një fitore për t’u shpallur kampione, ndërsa Bashkimit i duhen dy triumfe radhazi. Nëse rezultati barazohet në 3:3, ndeshja e shtatë dhe vendimtare do të luhet të dielën e ardhshme në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here