Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Aston Villa, Jhon Duran, për të forcuar repartin e saj ofensiv në vitin 2025, shkruan 04 Online.
21-vjeçari kolumbian, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon, është gjithashtu në shënjestër të disa klubeve të mëdha europiane si Chelsea, Bayern Munich dhe PSG.
Barcelona, megjithatë, do të ketë vështirësi të përballet me konkurrencën për transferimin e Duran, duke pasur parasysh kufizimet financiare që vazhdojnë të ndikojnë në klubin katalunas.
Një marrëveshje për të siguruar shërbimet e tij mund të jetë një lëvizje e mençur për të pasuar Lewandowskin në sulm./04 Online