Banorja e re, Kaderi: E di që do t’u pëlqej të gjithëve, do ta bëj hallakamë brenda

0
295

Publiku përmes televotimit ka vendosur që banori që menjëherë duhet ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Domeniku.

Domeniku bëhet konkurrenti i katërt pas Brikendës, Ledit dhe Metit (i përjashtuar) që eliminohet nga kasti i BBVK-së.

Nga eliminimi i kësaj jave shpëtuan, Alba, Blero, çifti Adri-Iliriana, Buci dhe Linda.

Ndërsa një banore e re i është shtuar shtëpisë.

Ajo është Kader Kicaj.

Në klipin e saj prezantues, ajo u shfaq përplot vetëbesim, derisa ka theksuar se brenda “do ta bëjë hallakamë”, pa pasur mëdyshje se do t’u pëlqejë djemve të shtëpisë.

“Do ta bëj hallakamë, e di që do t’u pëlqej të gjithëve”, ka thënë ajo pos tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here