Përmes një postimi në Facebook, skuadra e Ballkanit ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me portierin Stivi Frashëri.
Frashëri ishte pjesë e Ballkanit, për dy sezone.
Postimi i plotë:
Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri.
Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike.
Poashtu, i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës.