Ballkani merr fitoren e tretë radhazi

0
294

Ballkani i trajnerit Ilir Daja ka marrë fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës teksa mposhti në shtëpi Ulpianën me rezultatin e pastër 3-0. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 21, miqtë e patën të pamundur të përballonin euforinë e Ballkanit që dy gola i shënoi në pjesën e parë falë Kuc dhe Bakiut respektivisht në minutat 41 dhe 44.

Kështu, fraksioni i dytë ishte më relaksues për të besuarit e Dajës të cilët gjithsesi për të mos i lënë asnjë fije shpresë kundërshtarit i ndëshkuan edhe në një tjetër moment, teksa Zeka shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 75. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi teksa Ballkani ngjitet në kuotën e 42 pikëve dhe mban vendin e parë, ndërsa Ulpiana renditet e teta me 19 pikë.

Ndërkaq, Drita ka marrë një trepikësh me shumë vlerë në transfertë ndaj Malishevës, teksa triumfoi me rezultatin 1-2. Të tre golat e ndeshjes erdhën në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa Drita shënoi dy të parët në minutat 49 dhe 61, teksa nga ana tjetër Malisheva shkurtoi diferencat në minutën e 82, por pa mundur të dalë me pikë nga kjo sfida. Kështu, Drita mban vendin e dytë në klasifikim me 41 pikë, ndërsa Malisheva është e shtata me 23 pikë.

Ndeshja tjetër e javës ishte ajo mes Llapit dhe Feronikelit ku vendasit fituan me rezultatin 4-2, ndërsa aktualisht mbajnë vendin e katërt me 36 pikë, teksa Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë pas 21 ndeshjeve./SS

Leave a Reply