Ish asambleisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka hedhur kritika në drejtim të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mos koordinim rreth shënimit të 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Baldedaj ka thënë se si është e mundur që për shënimin e LSHP-së, e cila njihet si sinonim i bashkimit në kohët e vështira, dhe pikërisht në vitin 2023, komuna dhe kryeministri në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë me protokol të ndarë.
“Si eshte e mundur,në shenimin e lidhjes shqiptare te Prizrenit ku ishte sinonim i bashkimit ne kohet me te veshtira,sot me 2023, komuna jone dhe kryeministri ne te njejtin vend ne te njejten date me protokoll te ndare!!
Sinqerisht turp.
Historia as nuk ka filluar e as nuk mbaron me ju!”, thuhet në reagimin e Baldedajt./04 Online