TrajneriiI mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, është zyrtarizuar si trajner i ri i KB “ Bashkimi”, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit prizrenas.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetar,
Të nderuar simpatizant të KB Bashkimi,
Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë.
Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë.
Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Aftësitë e tij për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve, e bëjnë të veçantë trajnerin e njohur nga Lituania. Prakuraitis gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren.
Mirësevjen coach Prakuraitis!
Na priftë e mbara!