Asociacionit, me kompetenca ekzekutive duhet t’i thuhet; NO PASARAN!

0
1433

Me planin e Ahtisarit është paraparë krijimi i asociacionit të komunave serbe, por jo kompetencat ekzekutive. Asociacioni, sot poashtu është normë dhe standard i tolerancës evropiane. Kosova me Projektin e Ahtisarit, ka hy në obligime që ta krijojë një asociacion të komunave ku janë shumicë qytetarët serb. Ama, kërkesa problematizohet në momentin kur këte normë dhe standard evropian nuk po e kërkojnē serbēt lokal (shkaku i nevojave të tyre), po institucionet shtetërore serbe (Presidenti, KM, ministrat, madje edhe mediet sociale, etj.), shkaku i interesave ekonomike e strategjike, që e ka pjesa veriore e Kosovës…për Serbinë.

Institucionet e Serbisë, nuk do duhej t’i projektonin, e lëre mē t’i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosoves. Por, meqë ish qeveritë e Kosovës e kanë pranuar Serbinë, si partnere negocuese tani në finalizim të këtyre negociatave ,qeveria aktuale (mendoj unë) do duhej që të paktën ta “dramatizoj” ekstremisht këte fakt (edhe shkaku; i uljes së pazarit) e argument të fortë negocues.

Ngase, Asociacionin, qysh pe lyp (25% të territorit tē kosovës, për 3% serb!) Serbia, lëre që është;

  • ANTIKUSHTETUES, (sepse, është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutes ahtisariane); por, është edhe;
  • ANTISOCIOLOGJIK, (sepse, serbët janë minoriteti mē i superdiskriminuar nē botë);
  • ANTIETIK, (sepse, s’ka shoqëri në botë, ku 3% minoritar, ta mbivotojnë shumicen absolute mbi 95%); e
  • ANTIPOLITIK, (sepse, përveç që e çekuilibron komplet balancin e nivelit vendimarrës të shtetit, ai edhe e bosnjizon Kosoven).
    Thënë, më thjesht; Asociacioni, me kompetenca ekzekutive përveç që do e bosnjizojë shtetësinë e Kosoves, ai edhe do e vonoj demokratizimin e Shqipërisë, Serbisē, Ballkanit, madje edhe të gjithë kontinentit evropian…

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here