Asnjë fjalë nga Lista Serbe për sulmet terroriste në veri, para disa ditësh Radoiçiq e kërcënoi publikisht Kurtin

0
514

Lista Serbe – që zakonisht është e para të reagojë ndaj çfarëdo pranie të forcave policore kosovare – gjatë ditës së djeshme s’është bërë fare e gjallë teksa ka qëndruar në heshtje absolute për sulmet e terroristëve serbë ndaj Policisë, që lanë të vdekur një rreshter policor.

Policia e Kosovës ka arritur të neutralizojë tre nga sulmuesit terroristë në rrethinën e Manastirit të Banjskës në Zveçan, dy i ka arrestuar, teksa dy janë plagosur dhe të cilët u raportuan të jenë duke marrë ndihmë mjekësore në një spital në Novi Pazar.

Mes tjerash, edhe katër të tjerë janë arrestuar të nacionalitetit serb të cilët janë kapur me radiolidhje që dyshohet të kenë qenë duke asistuar grupin kriminal.

Kujtojmë se para rreth 10 ditësh, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, përmes një postimi në faqen zyrtare të LS-së kishte lëshuar kërcënim të hapur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me fjalët “do të tregojë koha kush do të vuajë dhe kush do të paguajë”.

“Albin Kurti, sikur të gjithë okupuesit e tjerë, mund të bësh ç’të duash, por jo për aq gjatë sa ti dëshiron. Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe kush do ta paguajë në fund”.

Në këtë rast, jemi në dijeni që kërcënimi juaj nuk është naiv, sepse ju në periudhën paraprake keni dëshmuar se mund të krijoni kaos, të nxitni konflikt dhe urrejtje, të abuzoni institucionet dhe të përndjekni serbët pa asnjë dëshmi…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here